Pas ngacimitit të Contes vjen menjëherë reagimi i Marottës: Nëse ka respekt dhe demokraci, të gjthë kanë mendimin e tyre…
Mike Maignan ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e Milanit ndaj Romës, duke u bërë hero me pritjen vendimtare të penalltisë së Dybalës në minutat e fundit të sfidës.
Pas ndeshjes, portieri francez foli për DAZN, duke komentuar mbi momentin dhe formën e ekipit.
“Këto janë tre pikë shumë të rëndësishme, si çdo pikë që duhet të fitojmë. Jemi përpjekur të luftojmë për çdo sekondë në fushë që nga fillimi i sezonit. Duke luajtur kështu, të bashkuar, mund të arrijmë vetëm rezultate pozitive,” – tha Maignan.
I pyetur se sa larg mund të shkojë Milani këtë sezon, gardiani kuqezi u tregua i matur: “Është ende herët për të ëndërruar, jemi në nëntor. Duhet të ecim ndeshje pas ndeshjeje. Kemi qëllime të mëdha, por rruga është e gjatë.”
Më pas, Maignan ndaloi te momenti i penalltisë së pritur që vulosi fitoren: “Ishte një moment vendimtar për ekipin. Isha i sigurt, dhe shokët e skuadrës kishin besim tek unë. Jam i lumtur që ndihmova ekipin në një çast kaq të rëndësishëm.”
Top Channel