Zyrtare/ Kushtetuesja merr vendimin, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës						Nga politikanë, te njerëz të drejtësisë e medias. Publikohet lista me 23 kandidatët, që garojnë për të drejtuar institucionin e Avokatit të Popullit.
Të hënën e 3 nëntorit, që është afati i fundit i aplikimit, u zyrtarizuan emrat kandidatë, mes të cilëve janë edhe ish-kreu u Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Ndregjoni, avokati i njohur, Saimir Vishaj, apo kreu i nismës “Thurje”, Endrit Shabani.
Për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, socialistët kërkuan edhe bashkëpunimin e opozitës.
Avokati i Popullit drejtohet nga Erinda Ballanca, të cilës i ka mbaruar mandati 5-vjeçar që në mars të vitit 2022, por vijon të drejtojë institucionin, për shkak të mungesës së dakordësisë politike për emrin pasues.
Mes emrave për kandidatë, bien në sy disa figura politike, si Endri Shabani, apo avokati Saimir Vishaj, por edhe emra të tjerë të njohur për publikun.
Konkretisht, kandidatë janë:
Adriana Kalaja
Aranita Brahaj
Anton Kosteri
Anton Lleshaj
Besim Ndregjoni
Dardan Mustafaj
Endri Papajorgji
Endrit Shabani
Fatjona Male
Genta Tafa
Gerti Shella
Ismail Tafani
Jola Hysaj
Juliana Hoxha
Laureta Roshi
Lulzim Hamitaj
Myrteza Myftari
Saimir Vishaj
Shkëlqim Sulo
Suela Koçibellinj
Tartar Bazaj
Valentina Teodoresku
Skënder Haluci
Top Channel