Padia prej 400 milionë dollarësh e ngritur nga aktori dhe producenti Justin Baldoni kundër Blake Lively dhe Ryan Reynolds është rrëzuar nga gjykata amerikane.
Sipas dokumenteve, gjykatësi Lewis Liman firmosi vendimin më 31 tetor, duke theksuar se Baldoni dhe partnerët e tij në Wayfarer Studios kishin kaluar afatin ligjor për të ndjekur pretendimet e tyre, ndërsa çështja ishte rrëzuar fillimisht në qershorin e vitit të kaluar.
Gjykatësi njoftoi palët më 17 tetor për qëllimin e tij për të marrë një vendim përfundimtar. Vetëm Blake Lively u përgjigj, duke kërkuar finalizimin e vendimit, por me kusht që shpenzimet ligjore të mbeteshin në fuqi, kërkesë që gjykatësi e pranoi.
Ky zhvillim vjen pas padisë së ngritur në dhjetor nga vetë Blake Lively, e cila akuzon Baldonin për sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimeve të filmit It Ends with Us dhe për një fushatë shpifjesh. Baldoni i ka mohuar të gjitha akuzat. Padia e Lively-t mbetet e hapur.
Ndërkohë, kundërpadia e Baldonit, që kërkonte 400 milionë dollarë dëmshpërblim nga Lively, bashkëshorti i saj Ryan Reynolds dhe publicisti i tyre, është rrëzuar plotësisht. Po ashtu është hedhur poshtë edhe një padi e veçantë prej 250 milionë dollarësh e Baldonit kundër New York Times.
“Si shumë gra të tjera, kam ndier dhimbjen e një padie hakmarrëse dhe turpin që ajo përpiqet të na shkaktojë. Edhe pse padia kundër meje u rrëzua, shumë gra nuk kanë burimet për të luftuar”, kishte shkruar në Instagram Blake Lively.
Aktorja shtoi se është “më e vendosur se kurrë të mbroj të drejtën e çdo gruaje për të mbrojtur veten, sigurinë, dinjitetin dhe historinë e saj.”
Avokatët e Lively-t, Esra Hudson dhe Mike Gottlieb, e cilësuan vendimin si “një fitore të plotë”, duke deklaruar se padia e Baldonit ishte “që në fillim e pabazë”.
Nga ana tjetër, avokati i Justin Baldonit, Bryan Freedman, akuzoi ekipin e Lively-t për “një njoftim të rremë fitoreje”, duke pretenduar se çështja përfshin “akuza të pavërteta për ngacmim seksual dhe një fushatë shpifjeje që nuk ka ekzistuar kurrë.”
Justin Baldoni loses $400M lawsuit against Blake Lively after missing court deadline. Read more: https://t.co/7bc1KZchnH pic.twitter.com/cV3s9hZvMC
— Complex (@Complex) November 1, 2025
Top Channel