Dy gëzime për një ditë; kështu mund të përkufizohet kjo e dielë për Jannik Sinner. Tenisti italian triumfoi në Turneun Masters të Parisit teksa në Defense Arena ai mposhti në finale Felix Auger Aliassime me rezultatin 2-0, një sukses ky që i kombinuar edhe me eliminimin e Carlos Alcaraz në raundin e dytë i dha mundësinë Sinner të kthehet të jetë numri 1 i botës.

Në finalen e turneut, Sinner shërbeu mjaft mirë në setin e parë dhe e mbajti të lartë ritmin e lojës gjatë shkëmbimeve e sidomos përfitoi edhe nga një fillim pak nervoz dhe me gabime të kundërshtarit të tij i fituar një game me shërbimet e kanadezit duke e mbyllur këtë fraksion 6-4.

Në setin e dytë, ekuilibri ishte më i madh me Sinner që nuk mundi të shfrytëzojë në dy raste mundësitë që kishte për të fituar me shërbimet e kundërshtarit dhe ky fraksion shkoi në tiebreak, me Sinner që në këtë pjesë të setit të dytë bëri më mirë duke e fituar atë 7-6 dhe krejt ndeshjen 2-0.

Për Jannik Sinner, Turneu Masters i Parisit është turneu i 5 i fituar prej tij për këtë vit pas Australian Open, Wimbledon, ATP Pekin dhe ATP Vjenë

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta