Mbërrijnë “Ditët me Fat” në Neptun/ Oferta që vlen vetëm 72 orë, kondicionerë, frigoriferë dhe TV me çmime të reduktuara
22/05 20:20
170 mijë turistë vizituan Parkun Kombëtar të Shebenikut deri në muajin Tetor ndërsa ky numër pritet të shkojë në 200 mijë teksa parku ka veshur ngjyrat e vjeshtës e shumë shpejt do pasohet nga bardhësia e dimrit.
Teksa në zonat e ulëta jeshilja e verës nuk po dorëzohet, këtu mbizotëron magjia e artë e vjeshtës ndërsa pamjet e mrekullueshme ju ftojnë ta vizitoni.
Këtu natyra nuk është kursyer duke ofruar gjithçka dhe nëse i shtojmë ushqimin tradicional të zonës, ajrin e pastër dhe qetësinë fundjava në Shebenik behet ideale.
Mikpritës në çdo stinë parku ofron magjinë e natyrës ndërsa banorët kanë nisur të ofrojnë edhe mënyra të ndryshme argëtimi si hiking, shëtitje me kuaj etj.
Top Channel