Ish-deputeti Braho kujton arrestimin e Fatos Nanos: Ngjarje e vështirë, tregoi fytyrën e vërtetë të Sali Berishës Shqipëria mban sot më 2 nëntor zi kombëtare për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Sot flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë, dhe do të organizohet një ceremonial shtetëror për të përcjellë me homazhe e nderime ish-kryeministrin.
Prej orës 08.30, qytetarë dhe personalitete të larta shtetërore e diplomatike brenda e jashtë vendit, nderuan liderin historik të së majtës. Të pranishëm ishin familjarët e tij, miqtë e të afërmit, por edhe qindra qytetarë të thjeshtë për të nderuar kujtimin një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar.
Bashkëshortja e tij, Xhoana Nano foli në emër të familjes, duke theksuar se “Fatosi e donte këtë vend, pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi”. “Fatosi nuk ishte njeri i zakonshëm, nuk bënte asgjë për gjysmë. Ai kishte një zemër të madhe. Një zemër që dinte të falte, të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Ishte i drejtpërdrejtë, ndonjëherë kokëfortë dhe i vështirë. Ai e donte këtë vend megjithë shpirt. Pavarësisht çmimit të lartë personal që i duhej të paguante, nuk hoqi dorë për ta parë Shqipërinë më të begatë. Të tillë e paraqiti Shqipërinë edhe në takimet ndërkombëtare me burrat e shteteve në Uashington, Paris e gjetkë. Për të gjitha këto sot, kam një ndjenjë mirënjohje, që pata fatin ta njihja, që pata fatin të ecja krah tij, të qeshnim dhe vuanim bashkë, të jetonim. Faleminderit Fatos që me deshe dhe më dhe mundësinë të të dua, që ishe ky që ishe, që e dhe veten tënde, të gjithën, pa kursim, për mua, për veten, për vendin tonë“, u shpreh ajo me lotësh.
Ndërsa kryeministri Rama mbajti një fjalim për të kujtuar figurën politike të Nanos. “I thonë një fjale: vdis pa të të dua. Sa do të doja të uleshim sot në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, e ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve dhe personazheve të ndryshme, tërë ç’u tha për ty qëkurse doli lajmi që ike përgjithnjë. Po sa të dashkan mor burrë i dheut. Edhe ata që nuk lanë rrota në kurriz pa të vënë. More deri te ata që kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe që deshën të të vrasin në zyrë dhe që të thanë në fytyrë tëra të zezat e gjuhës shqipe. Veç ta shihje si i kanë qendisur kaq bukur fjalët“, tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama i dha lamtumirën e fundit Fatos Nanos. “Plasja më vjen që s’jemi sot në një darkë. Mua më duhet të rendis fjalët e një lamtumire, të cilën nuk e imagjinova dot as pasi miku im Solis më shkroi se kishe hyre në koma. Mendova Xhoin që do vazhdonte të rrinte te koka edhe për sa vjet të tjerë që do të rrinte besnike e gjumit tënd. Nuk të mendoja ty të shtrirë në një arkëmort. Ja që erdhi për mua kjo ditë zie dhe më ra puna e vështirë që ti jap lamtumirën një paraardhësi, të parit kryetar të familjes sonë“, tha Rama.
“Im at ishte i pari që më foli për demokracinë, nuk e kishte frikë humbjen se ishte kalorës. Më dha mësim me forcën e shembullit, më mësoi shumëçka, garën e vërtetë dhe ringritjen. Më foli për socialdemokracinë, për Shqipërinë europiane dhe distancimin nga frika,. Besonte se politika shkonte përtej luftës personale. Mbolli ide, kulturë dhe qytetarë. Tolerant me gjithkënd që mendonte ndrysh. Sot i them lamtumirë tim eti, faleminderit kamion”, u shpreh Sokol Nano.
“Pavarësisht çmimit të lartë personal që i duhej të paguante, nuk hoqi dorë për ta parë Shqipërinë më të begatë. Të tillë e paraqiti Shqipërinë edhe në takimet ndërkombëtare me burrat e shteteve në Uashington, Paris e gjetkë. Për të gjitha këto sot, kam një ndjenjë mirënjohje, që pata fatin ta njihja, që pata fatin të ecja krah tij, të qeshnim dhe vuanim bashkë, të jetonim“, u shpreh Xhoana Nano.
“Sot është një nga ato ditë që nuk do të doja ta jetoja kurrë”, e nisi Xhoana Nano mes lotësh fjalën e saj pranë arkëmortit të bashkëshortit të ndjerë, ish-kryeministrit Fatos Nano.
12:13 Rama përulet para arkëmortit të liderit historik të PS, Fatos Nano
Kryeministri EdiRama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, u përul para arkëmortit të liderit historik të PS, Fatos Nano.
11:51 Radhë qytetarësh për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nanos
Qindra qytetarë janë bërë pjesë e homazheve në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Fotot tregojnë radhë të gjata qytetarësh që presin për t’i dhënë lamtumirën e fundit, duke reflektuar respektin dhe vlerësimin e thellë për kontributin e tij në politikën shqiptare.
11:45 Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha
Të pranishëm për nderimin e ish kryeministrit Fatos Nanos janë edhe opozitarët. Fatmir Mediu, Agron Duka, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Lulzim Basha dhe Tedi Blushi, po nderojnë liderin historik të Partisë Socialiste.
11:31 Zi kombëtare për Fatos Nanon, i jepet lamtumira e fundit! Dedikimi i Ramës
Në pallatin e kongreseve po mbahen këtë të diel homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Familjarë, miq dhe njerëz të afërt po nderojnë kujtimin e tij, ndërsa të pranishëm janë edhe figura të politikës, socialistë dhe demokratë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Sikurse duket në fotot e shkrepura nga LSA, në homzhe është vendosur edhe dedikimi i kryeministrit Edi Rama.
11:28 “I pari politikan i persekutuar në demokraci”, Gramoz Ruçi i jep lamtumirën e fundit Nano
Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dhënë sot lamtumirën e fundit Fatos Nanos, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. Në një prononcim për mediat ai tha se Nano do të mbahet mend si i pari politikan i persekutuar me 4 vite burg në demokraci.
11:24 Ish-bashkëshortja Rexhina dhe Xhoana Nano në pritjen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fatos Nanos
Në pallatin e kongreseve po mbahen këtë të diel homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Ish-bashkëshortja Rexhina dhe Xhoana Nano janë të pranishme në pritjen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fatos Nanos.
Sikurse duket nga fotot, grupi parlamentar i Partisë Socialiste janë në pritje të nderimeve pranë arkëmortit të Nanos. I pranishëm është edhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha.
10:55 “Kurrë nuk mori hak”/ Truproja tregon pengun e madh të Fatos Nanos: Donte të ishte…
I pranishëm në homazhet në nder të ish-kryeministrit Nano, mbajti një fjalim para gazetarëve edhe Viktor Agolli, ish-truproja i Fatos Nanos. Ai tha se Nano ishte njeriu që kurrë nuk u hakmor ndaj kundërshtarëve të tij politik, ndërsa tregoi edhe pengun e ish-kryeministrit.
I pranishëm në homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, deputeti socialist Erion Braçe tha se ai u dha mundësi të gjithëve. Braçe tha se Nano, iu dha mundësinë edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS.
Top Channel