Vetëm pak minuta pas nisjes, ndërpriten zgjedhjet për kreun e degës së PD në Korçë, shkak dyshohet të jenë debatet për listat e votuesve 03/05 08:49
I pranishëm në homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, deputeti socialist Erion Braçe tha se ai u dha mundësi të gjithëve.
Braçe tha se Nano, iu dha mundësinë edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS.
“Nano i dha mundësi të gjithëve pa përjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS.
Pa i mohuar askujt mundësinë për t’u rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe.
Top Channel