Karton i kuq për Interin? “Shpërthejnë” polemikat pas fitores së zikaltërve, Zanetti: Ishte situatë shumë e rrezikshme

02/11/2025 16:03

Pas humbjes në shtëpi ndaj Interit, trajneri i Veronës Paolo Zanetti nuk e fshehu zhgënjimin, duke vënë theksin te një episod i diskutueshëm që mund të kishte ndryshuar fatin e ndeshjes.

“Një karton i kuq për Bisseck? Është e vështirë të flasësh për këtë. Topi shkoi anash dhe jo drejt, por me shpejtësinë e Giovane… Ishte një situatë super e rrezikshme,” – deklaroi Zanetti, duke lënë të kuptohet se arbitri mund të kishte marrë një vendim ndryshe.

Megjithatë, tekniku italian theksoi se nuk do ta justifikonte humbjen vetëm me atë episod: “Nuk mendoj se humbëm për shkak të kësaj, por është e qartë që incidente të tilla bëjnë diferencën në ndeshje të këtij niveli.”

Zanetti u shpreh se është krenar për ekipin e tij, pavarësisht zhgënjimit të madh: “Luajtëm një ndeshje të madhe kundër një skuadre të nivelit evropian. Meritomë shumë më tepër. Kampionati duhet të fillojë për ne që tani. Mora komplimente nga Chivu dhe nga kundërshtarët, por në fund janë pikët që vlejnë.”

Trajneri i Veronës e mbylli me tone optimiste: “Patëm rastin tonë me Orbanin që goditi shtyllën, por fati nuk ishte me ne. Megjithatë, po kthehem në shtëpi krenar për këtë skuadër.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta