Një ditë e përzier për Allegrin, mes gëzimit për fitoren dhe hidhërimit për ish-trajnerin e tij që u nda nga jeta
Performanca e dobët e yllit 18-vjeçar të Barcelonës në humbjen në El Clasico kundër Real Madridit po shkakton ende polemika në Katalonjë.
Dhe me sa duket ka ardhur dita që Barcelona ti thotë mjaft “daljeve” jashtë fushe të Lamine Yamal. Performanca e 18-vjeçarit në humbjen në El Clasico ndaj Real Madridit (e cila përfundoi me një përleshje që kërkoi ndërhyrjen e policisë për të qetësuar gjërat) po shkakton ende polemika në Katalonjë.
Pjesërisht për shkak të disa problemeve fizike, performanca e Yamal nuk ka qenë aq e mirë. Dhe kështu L’Equipe tani po përqendrohet në shpërthimet publike të lojtarit të saj. Ka shumë prej këtyre reagimeve dhe veprimeve, dhe është e pashmangshme që ato ta shpërqendrojnë shumë. Dy ditë para ndeshjes kundër Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu”, të cilën Blaugranat e humbën 2-1 më 26 tetor, komentet e Yamal shkaktuan trazira. Ai foli gjatë një ndeshjeje të Kings League midis ekipit të tij (La Capital FC) dhe ekipit të Ibai Llanos (Porcinos FC), një YouTuber i njohur spanjoll: “Real Madridi vjedh dhe ankohet”, tha ai.
Përveç shpërqendrimeve, ka edhe probleme me ijët e Yamal. Barcelona duket qartë se ka shumë besim tek lojtari i saj i talentuar dhe jo më kot i dhanë edhe fanellën me numrin 10-të që në këtë skuadër e kanë mbajtur emrat më të mëdhej jo vetëm të Barcelonës por të gjithë futbollit botëror dhe më i fundit, Lionel Messi. Megjithatë gjërat nuk po shkojnë sipas planit të tyre dhe drejtuesit e klubit spanjoll me sa duket kanë vendosur ta këshillojnë dhe t’i kufizojnë daljet e tij “jashtë fushës”, të cilat për hir të së vërtetës janë të shumta.
Top Channel