Fitore në frymën e fundit, Interi merr tre pikët në transferte dhe i afrohet kreut

02/11/2025 14:31
Screenshot

Interi ka arritur një fitore dramatike 2-1 ndaj Veronës në javën e 10-të të Serie A, falë një autogoli në minutën e 90+4 që i dha zikaltrave tri pikë të arta në garën për titull.

Zielinski zhbllokoi sfidën në minutën e 16-të pas një supergoli, por Verona reagoi shpejt me Giovane që barazoi në minutën e 40-të. Pjesa e dytë u karakterizua nga luftë e fortë në mesfushë, ndërsa fati i ndeshjes u vendos në minutat shtesë, kur Frese shënoi në portën e tij duke vulosur fitoren e Interit.

Pas këtij suksesi, Interi ngjitet në kuotën e 21 pikëve dhe i afrohet kreut të renditjes, ku Napoli kryeson me 22 pikë, ndërsa Roma ndodhet gjithashtu me 21 pikë por me një ndeshje më pak.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta