Alarm në NBA dhe jo vetëm, ‘skifterët’ kanë pushtuar banesat e yjeve të sporteve amerikane
Në kampionatin Europian të të rinjve që po zhvillohet në qytetin e Durrësit sportisti shqiptar Ertjan Kofsha i Shtërmenit arriti të renditet në vendin e tretë me dy medalje bronzi duke thyer përkohësisht edhe 4 rekorde europiane, por që më pas u thyen nga fituesi i medaljes së artë, duke mbajtur ai me emrin e tij këtë arritje.
Në provën e parë në stilin e shkëputjes Kofsha ngriti 158 kg në të dytën 162 kg duke entuzjazmuar të pranishmit pasi ishte ky momenti që theu rekordin. Rivaliteti me bjellorusin Pauliukavets dhe hungarezin Jajvani u pasurua me ndërrime te vazhdueshme peshash deri ne provat e treta respektive. Ertjan Kofsha e çoi tentativën e fundit ne shkëputje deri në 167 kg por në pedanë nuk shkoi ashtu siç shpresonte talenti kuqezi. Në përfundim arriti të marrë një vend i tretë i merituar gjithësesi në europian në këtë stil.
Ndërkoh në stilin e shtytjes, sportisti shqiptar e nisi shkëlqyeshem dhe guxoi me 191 kg me sukses. Në provën e dytë, Ertjan Kofsha ngriti 194 kg ndërsa në finale mbi supe provoi 198 kg por nuk ia doli. Në dygarësh vendi i tretë dhe dy medalje bronzi, një rezultat shumë i mirë për shtangën shqiptar që këtë të diel theu 4 rekorde europiane përkohësisht.
Kampionati Europian i peshengritjes për të rinj dhe moshat U-23 që po zhvillohet në Durrës, do të ulë siparin me ceremonine e mbylljes më 5 nëntor.
Top Channel