Barcelona kërkon ta mbajë përgjithmonë Rashford, por 14 milion euro në vit janë shumë për ta…
Ishte një ditë perfekte për familjen Ronaldo të shtunën, pasi babai dhe djali shënuan në atë që tashmë ishte një datë historike për familjen.
Cristiano Senior shënoi golin e 952-të të karrierës së tij të jashtëzakonshme, ndërsa djali i tij, Cristiano Junior, gjeti rrjetën për herë të parë përfaqësuesen e Portugalisë U16. Të dy golat erdhën rastësisht në përvjetorin e një goli të veçantë që ishte fillesa e jashtëzakonshme e një prej ikonave të futbollit. Më 1 nëntor 2003, Ronaldo shënoi golin e tij të parë për Manchester United kundër Portsmouth. Ai, sigurisht, më pas u bë një legjendë e klubit dhe shënoi 145 gola për Djajtë e Kuq gjatë dy periudhave të tij në “Old Trafford”.
Tani, 22 vjet më vonë, është djali i tij që shënon një gol historik po atë ditë, duke filluar aventurën e tij ndërkombëtar me përfaqësuesen U16. Cristiano Jr gjeti rrjetën për herë të parë për Portugalinë në fitoren 3-0 ndaj Uellsit në Turneun e Kupës së Federatave. 15-vjeçari, i cili luan në formacionin e të rinjve të Al Nassr, debutoi për ekipin U16 në fillim të kësaj jave kundër Turqisë dhe shënoi në ndeshjen e tij të dytë të këtij kompeticioni të shtunën. Ai hyri nga stoli si zëvendësues përpara se të shënonte golin e parë të ndeshjes ndërkombëtare në minutën e 42-të. Cristiano Jr. luajti mjaft mire minutat që pati në dispozicion, dhe shënoi në mënyrë perfekte një gjuajtje të ulët me të djathtën në cepin e poshtëm nga buza e zonës.
Një video e golit të tij u përhap në rrjetet sociale dhe Ronaldo u sigurua që të reagonte ndaj goditjes speciale të të birit. Ai e ripostoi pamjet në Instagram, me mbishkrimin sipër me tre emoji zjarri.

Në të njëjtën ditë kur djali i tij shënoi një gol historik, Ronaldo iu afrua rekordit më të madh të pare ndonjëherë në lojën moderne të futbollit. Legjenda portugeze vazhdon të shënojë në moshën 40-vjeçare dhe i është afruar gjithnjë e më shumë shifrës së 1,000 golave. Ai shënoi dy herë, përfshirë një gol fitues dramatik në minutën e 104-të, për Al Nassr kundër Al Fahya të shtunën në mbrëmje. Dopieta e Ronaldos i siguroi një fitore vendimtare ekipit të tij në Ligën Profesionale Saudite, pasi ata ruajtën rekordin e tyre prej 100 përqind. Kjo e çoi atë në 952 gola në karrierë dhe 48 larg historisë. Forma e tij dëshmon se ai ka të ngjarë të vazhdojë të shënojë gjithashtu, me pasi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 8 herë në shtatë ndeshjet e fundit deri më tani në këtë sezon.
Top Channel