Haaland paralajmëron Guardiolën për “trajnerët virtual të lojrave”, Pep: Jemi të bekuar që e kemi
Për shkak të ceremonisë mortore të ish-kryeministrit të vendit, Fatos Nano, por edhe shpalljes nga qeveria si ditë zie, ditën e sotme të 2 nëntorit, ndeshjet e javës së 10-të të Abissnet Superiores u spostuan për të hënën dhe martën sipas kalendarit, 3 ndeshje ditën e hënë dhe dy ndeshje ditën e martë më 4 nëntor.

Java e shkuar ka qenë e dominuar nga emri i klubit Dinamo, por jo nga ekipi i futbollit, por ai i volejbollit të vajzave ku sportistja e tyre braziliane Nayara Ferreira ishte kryefjala për shkak të pezullimit pas refuzimit që ajo bëri për kryerjen e testit të gjinisë.
Akuzat e saja për diskriminim i kanë tejkaluar kufijtë e sportit dhe një çështjeje sportive, në intervistën exclusive që dha për Top Channel të hënën e shkuar, ajo akuzoi drejtpërdrejtë Federatën e Volejbollit dhe drejtuesit e saj për diskriminim dhe nisur nga kjo, jehona e ngjarjes pati edhe vëmendje ndërkombëtare.

Gjithësesi në solidaritet me të duke se është edhe ekipi i futbollit Dinamo City, që i bashkon vetëm emri me ekipin e volejbollit, pasi kanë administrime të ndryshme. Mbrëmjen e nesërme ata do të luajnë përballë Teutës në orën 17:00 dhe në prezantimin e tyre në fushë, përpara ndeshjes me sa duket, blutë e kryeqytetit kanë vendosur të japin një mesazh kundër diskriminimit duke veshur këtë fanellë, me imazhin e volejbollistes braziliane të ekipit të vajzave të Dinamos së volejbollit dhe me nënshkrimin “Jo Diskriminimit”.

Top Channel