Alarm në NBA dhe jo vetëm, ‘skifterët’ kanë pushtuar banesat e yjeve të sporteve amerikane
Boris Becker është një emër i madh i tenisit botëror që ka lënë gjurmë në historinë e këtij sporti. Legjenda gjermane ka folur në një intervistë për ‘Corriere Della Sera’ ku ka folur për shumë tema mes të cilave edhe periudhën e kaluar në burg.
‘Gjithnjë kam qenë vetvetja edhe si i burgosur-tregon Boris Becker-kur humbet dicka që e konsideron të rëndësishme, lirinë, paratë, njerëzit që do, e vetmja gjë që të mbetet është karakteri. Dhe ky më bëri që të mbijetoj’.
Tani Boris Becker jeton në Milano me bashkëshorten e tij Lilian teksa janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, por hijet e burgut i kanë mbetur ish tenistit gjerman.
‘Kam pasur frikë se do vdisja 2 herë-pohon Becker-një herë, kur një I dënuar, një vrasës më erdhi afër duke më bërtitur, në duar kisha tabakanë e drekës, iu përgjigja, por 7-8 persona të tjerë më mbrojtën. Tre ditë më vonë, ai njeri më erdhi në lavanderi u ul në gjunjë dhe më puthi duart, aty kuptova se e bëri për të rivendosur respektin. Në burg, respekti është ligj i pashkruar. Burgjet nuk menaxhohen nga gardianët, por nga vetë të burgosurit’
Kur ishte në qelinë e Wandsworth, që ishte vetëm 1 milje larg Wimbledonit, Becker riktheu gjithcka në mendje.
‘Historia ime është një çmenduri-shtoi legjenda gjermane e tenisit-kur isha i ri kam qenë kampioni më i ri i Wimbledonit, 40 vjet më vonë përfundova në burg. Gjithnjë kam qenë dikush që ka thyer skemat; në fillim më kritikojnë dhe pastaj më imitojnë’
Boris Becker u kthye më pas tek periudha aktuale e tenisit dhe Jannik Sinner duke konfirmuar se italiani i kishte kërkuar të ishte trajneri i tij
‘Është e vërtetë dhe duhej të mbetej një sekret-pohoi Becker-më kërkoi ta stërvisja, por isha në pritje të vendimit nga Londra. I thashë se nuk e dija si do përfundonte dhe nuk mund të merrja përsipër këtë impenjim. Por nuk doja ta lija vetëm; i sugjerova 2 emra dhe njëri prej tyre ishte Darren Cahill, për mendimin tim më i miri’.
Boris Becker, tashmë 58 vjec, foli edhe për tenisin aktual me një këndvështrim tjetër.
‘Të rinjtë e sotëm, nuk janë shumë kuriozë, jetojnë në një flluskë-tha Becker-mendojnë vetëm për gjuajtjet në forehand dhe backhand, por kur iu mbaron karriera dhe nuk kanë më një skuadër që iu zgjidh problemet, ndihen të humbur. Por nuk është e lehtë të çash atë flluskë, jo të gjithë janë në gjendje ta bëjnë’
Tani legjenda gjermane e tenisit duket se ka mundur të gjejë një ekuilibër.
‘Tani e di që mund të gjej veten në situatën më të keqe të mundshme dhe e di që sido që të jetë do ta gjej një mënyrë për të dalë’-përfundoi intervistën e tij Boris Becker
Top Channel