Gasperini pas ndeshjes me Milanin: Po mundohem të gjej diçka që bëm keq në këtë ndeshje, por nuk ka…përveç penalltisë
Ramsey dhe gruaja e tij, Colleen, e kishin lënë qenin e tyre 10-vjeçar, të rracës biglën, të quajtur Halo, në një fermë qensh në San Miguel de Allende, shtetin Guanajuato, por pas disa ditësh ai ishte zhdukur.
Menjëherë lojtari ka ndërprerë kontratën dhe është kthyer të jetojë në Uells. Ky është vendimi i marrë nga Aaron Ramsey, ish-mesfushori i Juventusit, i cili ka zgjedhur t’i thotë lamtumirë Pumas (klub meksikan) sepse qeni i tij është zhdukur. Historia filloi dy javë më parë, kur Ramsey dhe gruaja e tij, Colleen, lanë qenin e tyre 10-vjeçar I rracëa bigle të quajtur Halo në një fermë qensh në San Miguel de Allende, Guanajuato. Megjithatë, më 13 tetor, Halo u zhduk. I dëshpëruar, Ramsey ofroi një shpërblim prej 17,000 eurosh: “Nëse keni ndonjë lajm për Halon tonë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni. Do të ketë një shpërblim të madh për këdo që e gjen. Lutemi që të jetë mirë dhe të mund të kthehet së shpejti tek ne”, njoftoi ai në profilin e tij në Instagram.
Shpërblimi fillimisht ishte vendosur në 10,000 dollarë (8,620 euro me kurset aktuale të këmbimit), por më vonë u rrit në 20,000 dollarë (17,242 euro). Për më tepër, në orët në vijim, Ramsey postoi një foto bardh e zi të Halo-s duke fjetur në krahun e tij dhe një frazë që shprehte dëshpërimin e tij: “Çfarë do të jepja për të të mbajtur për herë të fundit, Halo”. Që nga ai moment, Ramsey ndaloi së shfaquri në stërvitje, gjithnjë e më i dëshpëruar për atë që kishte ndodhur: “Nuk morëm asnjë shpjegim: kamerat nuk po regjistronin dhe gjurmuesi që mbante nuk funksiononte. Askush nuk e pa dhe na ushqyen me një det gënjeshtrash.”
Gruaja e tij, Colleen, u tërbua: “Nuk e kemi gjetur ende Halon dhe kam frikë se nuk do ta gjejmë kurrë. Nuk mendoj se ajo thjesht është zhdukur. Ndoshta e ka marrë dikush. Po u kërkoj banorëve vendas të ndajnë foton e saj. Po e kërkojmë, gjallë a vdekur.” Kështu, Ramsey ka vendosur t’i thotë lamtumirë Meksikës për “arsye personale dhe familjare” dhe të kthehet në atdheun e tij, Uells.
Top Channel