Lamine Yamal konfirmon ndarjen me Nicki Nicole: Nuk ishte tradhtia shkaku…
Historia po përsëritet në familjen Ronaldo. Djali i madh i yllit portugez, Cristiano Jr., ka shënuar golin e tij të parë për kombëtaren U16 të Portugalisë, duke ndjekur hapat e babait legjendar.
Në ndeshjen e fundit të të rinjve kundër Uellsit, 15-vjeçari tregoi instinktin e një sulmuesi të lindur, duke realizuar me qetësi përballë portierit — një skenë që i kujtoi të gjithëve ditët e para të Cristiano Ronaldos me fanellën e kuqe të Portugalisë.
Momenti u bë edhe më i veçantë pasi në stadium ishte gjyshja e tij, e cila e ndoqi nga afër emocionin e golit, ndërsa vëllezërit dhe motrat e tij e përjetuan gjithçka nga shtëpia, përmes ekranit.
Me këtë debutim premtues, duket se tradita Ronaldo do të vazhdojë ende gjatë në futbollin portugez. Dhe siç thonë fansat në rrjetet sociale: “Si babai, ashtu edhe i biri.”
Kliko këtu për golin.
Top Channel