Panik për ish-kampionin e UFC-së, përfshihet në një aksident të frikshëm me makinë/ Si paraqitet gjendja e tij

01/11/2025 12:57

Ylli brazilian i UFC-së, Deiveson Figueiredo, ka kaluar momente tmerri pasi u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik që përfundoi me përmbysjen e makinës së tij.

Ngjarja ndodhi në qytetin Belem të Brazilit, rreth tre javë pas fitores së fundit të Figueiredo-s ndaj Montel Jackson, ku ai doli triumfues me vendim të ngushtë të gjyqtarëve.

37-vjeçari ndau pamjet tronditëse në rrjetet sociale, duke treguar makinën e tij Land Rover të përmbysur dhe plotësisht të dëmtuar, me xhamat e thyer dhe mbeturina të shpërndara në rrugë.

Në postimin e tij, ish-kampioni i peshave të lehta tha se aksidenti u shkaktua nga një grua që, sipas tij, po udhëtonte me shpejtësi të madhe dhe dukej sikur ishte “në arrati”.

“Falë Zotit jemi mirë. Edhe vajza që ishte në makinën tjetër duket se është në rregull. Tani duhet të zgjidhim pasojat,” – shkroi Figueiredo në Instagram.

Pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, fatmirësisht askush nuk u lëndua në përplasjen e fortë.

Fansat e sportistit u vërshuan në komente për t’i shprehur lehtësimin dhe mbështetjen e tyre, duke e uruar për shpëtimin pa pasoja fizike.

Aktualisht, Figueiredo renditet i gjashti në kategorinë bantamweight të UFC-së dhe pritet të rikthehet në oktagon pas një periudhe pushimi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta