Vranësira dhe reshje lokale, parashikimi i motit për këtë të premte
					 31/10/2025 08:08					
				
				 
								
			Këtë të premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës.
Reshjet e shiut priten të jenë prezente, por me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në relievet malore në jug të territorit në orët e mesditës e pasdite.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.
Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë
Top Channel