“Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë të madhe”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, nipi i deputetit të PS në GJKKO: Donin t’më vrisnin familjen, por… Gjykata Kushtetuese po shqyrtn sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Ai është pritur me brohoritma në Gjykatën Kushtetuese nga qytetarë që thërrisnin “Forca Lali”.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se ka prezencë të shtuar të policisë së rendit në perimetrin e gjykatës.
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në gjykatën kushtetuese i rrethuar nga policët.
I prangosur dhe nën shoqërinë e masave të rrepta të sigurisë, Veliaj sapo ka zbritur nga fugoni i policisë ka parë nga gazetarët, të cilët po ndjekin hap pas hapi seancën e sotme.
Përfaqësuesit ligjor të Veliajt në seancën e sotme në Kushtetuese janë Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi. Kryeministria përfaqësohet në proces nga Herald Jonuzaj, drejtor juridik.
Top Channel