Veliaj krahason arrestimin e tij me rrëmbimin e Medellin të Kolumbisë: Po të rrëmbesh një kryetar, krijohen zgjedhje dhe më pas mund të vësh atë që do ti

31/10/2025 13:03

Ndërsa ishte duke u përgjigjur pyetjeve që  i vinin nga gjyqtarët e Kushtetueses, aty ku po përballet me ankimimin e tij kundër shkarkimit nga detyra, Erion Veliaj e paralelizoi arrestimin e tij me ‘rrëmbimin e Medellin të Kolumbisë’.

Veliaj tha me ironi se brenda 8 orësh u morën 8 vendime nga propozimi i Këshillit Bashkiak, numër rekord sipas tij.

“Unë nuk kam parë një eficencë me 8 vendime administrative me 8 vendime brenda orarit të punës në datën 24. Domethënë një eficencë kur e kam kërkuar për ndihmë ekonomike, e kam kërkuar këshillin për lloj- lloj situatash dhe duhej të lutesha ‘aman t’u japim lekët njerëzve se nuk mbyllin muajin’.

Eficencë që fillon me këshillin bashkiak dhe mbaron me dekretin e presidenti është mbresëlënëse për eficencën e shtetit tonë.

Kemi pasur situata të tmerrshme si pandemia apo tërmeti dhe nuk kanë kaluar me shpejtësi kaq të madhe nga një vendim në orë. Ky është fshati që duket s’ka nevojë për kallauzin tim. Kjo kuptohet qartë që më është mohuar njoftimi për të qenë aty, ftesa dhe e drejta.

Thash që është fyerja më e madhe sepse më është bërë nga njerëz që e dini shumë mirë përkushtimin tim. Nuk e di si do ishte vendimi i tyre nëse do u shkoja në sy…

Do t’ju kujtoja edhe faktin se nesër mund të jenë ata viktimë e kësaj padrejtësie. Ju jap një shembull, kryetari i bashkisë së Medellin u rrëmbye nga një organizatë terroriste Farck dhe më pas iu plasi si mollë se po të rrëmbesh një kryetar krijohen zgjedhje dhe më pas mund të vësh atë që do ti dhe nëse s’ia qëllove me atë që rrëmbeve ”, tha Veliaj.

FARC është organizatë guerile marksiste-leniniste e krijuar në vitin 1964 në Kolumbi. Fillimisht u formua si grup rebel që thoshte se luftonte për të drejtat e fermerëve dhe kundër pabarazisë ekonomike. Me kalimin e viteve u përfshi në trafik droge, rrëmbime për shpërblim, dhe sulme të dhunshme — prandaj shumë shtete, përfshirë SHBA dhe BE, e kanë cilësuar si grup terrorist.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta