 
																		 
								
			Për rreth 20 minuta, ai tha se shkarkimi nga detyra i Veliajt për shkak të mos paraqitjes në detyrë, nuk erdhi prej vullnetit të tij.
“Kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet për shkelje të Kushtetutës dhe ligjit dhe mund të ankohet në Kushtetuese. Sipas ligjit nëse nuk paraqitet në detyrë për 3 muaj, mund të shkarkohet. Mosparaqitja në detyrë përbën shkelje të rëndë kur kryetari i Bashkisë ka zgjedhur me vullnet të lirë të mos ushtrojë funksionin e tij. Në të kundërt, kur mungesa është për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që e bën të pamundur ushtrimin e funksionit ajo nuk konsiderohet shkelje e rëndë sepse ligji do të zgjerohej përtej kuadrit kushtetues të nenit 115 të Kushtetutës”, tha avokati i Veliajt.
Sipas tij “Veliaj nuk po e kundërshton dekretin si votues apo si formacion politik, por e kundërshton në bazë të nenit 115 të Kushtetutës, si një akt të dalë në shkelje të garancive kushtetuese. Legjitimimi i kërkuesit për të kundërshtuar dekretin e Presidentit është legjitim. Ai është kryetari i Bashkisë i zgjedhur nga qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kushtetuesja ka juridiksion për shqyrtimin e objektit, paraqesim parashtrimet tona”.
“Mbledhja e këshillit bashkiak është thirrur në zbatim të kërkesës së grupit të PS. Në mbledhje është propozuar nga maxhoranca dhe është votuar pro për të bashkuar edhe kërkesat e grupit të PD-së dhe Endri Shabanit për shkarkimin e Veliajt. Është cënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë parimi i shtetit të së drejtës”.
“Nuk ka pasur asnjë shkresë nga Këshilli bashkiak që ai të merrte pjesë në mbledhjen e këshillit. Sekretari informoi për ekzistencën e një vendimmarrje, pa e informuar për arsyen e mbledhjes, duke mos i dhënë mundësinë për t’u mbrojtur. Me fjalë të tjera Sekretari iu përgjigj “s’ke ndalim të vish në mbledhje, por po munde”. Duhet të ishte kryer një kërkim i thellë për shkaqet e shkarkimit. Duke qenë se shkarkimi është një masë ekstreme, duhet të merret pas një vlerësimi të kujdesshëm”.
Top Channel