 E çuditshme, por e vërtet/ Portieri i Tottenham që u shpall kampion i Europa League tërhiqet nga futbolli për t’u bërë… regjisor
																		
					
					
					
						E çuditshme, por e vërtet/ Portieri i Tottenham që u shpall kampion i Europa League tërhiqet nga futbolli për t’u bërë… regjisor						 
								
			Real Madrid ka vendosur të transformojë stadiumin e famshëm “Santiago Bernabeu” në një park argëtues me temë festive gjatë periudhës së Krishtlindjeve.
Pas rikonstruksionit gjigant të përfunduar dy vite më parë, që e shndërroi impiantin në një arenë moderne me kapacitet prej 84 mijë vendesh, stadiumi do të pësojë një tjetër ndryshim të përkohshëm në fund të vitit.
Sipas raportimeve, nga data 24 deri më 31 dhjetor, “Bernabeu” do të hapë dyert për publikun me ndriçime, shfaqje dhe muzikë festive, duke krijuar një atmosferë familjare dhe argëtuese për vizitorët.
Një nismë e ngjashme po planifikohet edhe nga rivalët e Atletico Madrid, të cilët vitin e kaluar e kthyen “Metropolitano”-n në një pistë të madhe akulli në kuadër të eventit “Madrid On Ice”, me punëtori, stenda ushqimi dhe aktivitete për fëmijë.
Top Channel