 Rrëfimi i sinqertë i Nainggolan: Isha një kriminel i vogël, futbolli më shpëtoi jetën
																		
					
					
					
						Rrëfimi i sinqertë i Nainggolan: Isha një kriminel i vogël, futbolli më shpëtoi jetën						 
								
			Në futbollin shqiptar kthehet një njohje e vjetër; bëhet fjalë për trajnerin Naci Sensoy i cili do të drejtojë skuadrën e Laçit në Kategorinë e Parë.
Klubi bardhezi doli me një komunikatë për shtyp për të bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me trajnerin Sensoy, që e njeh fare mirë futbollin shqiptar teksa në të kaluarën ka drejtuar skuadra në kategorinë Superiore si Bylis e Kukësi. Po kështu ai ka drejtuar edhe skuadrën e FC Liria si dhe klubet e Vihrenit dhe Manisas.
Naci Sensoy do të zëvendësoje të Laci ish trajnerin Stefano Senigagliesi i cili më herët kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij si trajner I bardhezinjve për motive familjare. Sensoy do të bëjë debutimin e tij me skuadrën e Lacit në përballjen me Lushjen që do të luhet në 2 nëntor.
Pas 9 ndeshjeve të luajtura në këtë sezon, skuadra lacjane ndodhet në vendin e dytë në klasifikimin e Kategorisë së Parë me 17 pikë, 5 më pak se Skënderbeu kryesues
Top Channel