Motra avokate e Belinda Ballukut paraqitet në SPAK
					 31/10/2025 14:42					
				
				Motra avokate e Belinda Ballukut është paraqitur këtë mesditë në SPAK.
SPAK kishte thirrur sot zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndërsa në selinë e Prokurorisë së posaçme ka mbërritur motra e zonjës Balluku, Pamela Qirko, me profesion avokate.
Burimet thonë se numri dy i qeverisë shqiptare është thirrur nga SPAK si person nën hetim për tenderat që lidhen me tunelin e ri ndërtuar në Llogara.
Top Channel