 Rrëfimi i sinqertë i Nainggolan: Isha një kriminel i vogël, futbolli më shpëtoi jetën
																		
					
					
					
						Rrëfimi i sinqertë i Nainggolan: Isha një kriminel i vogël, futbolli më shpëtoi jetën						 
								
			Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, është tërhequr nga këmbëngulja e tij se “Blutë” nuk kanë probleme disiplinore, duke pranuar tani se lojtarët duhet të mësojnë se si të shmangin ndëshkimet e pakuptimta gjatë ndeshjeve.
Pasi Liam Delap mori kartonin e pestë të kuq për Chelsean këtë sezon deri më tani në në suksesin e tensionuar 4-3 ndaj Wolverhapton në raundin e katërt të Carabao Cup në mesjavë, Maresca hoqi dorë nga sjellja e tij zakonisht e qetë në favor të kritikave publike ndaj Delap, duke e quajtur përjashtimin e tij si “budallallëk dhe të turpshëm” ndërsa akuzoi sulmuesin se “po luante për veten e tij”.
Maresca e grupoi Delapin së bashku me Malo Guston dhe João Pedron, të dy të cilët u përjashtuan më parë këtë sezon me nga dy kartonë të verdhë, si lojtarë që duhej të mësonin si të kontrollonin veten në fushë, duke theksuar ndryshimin midis atyre përjashtimeve dhe kartonëve të kuq direkt të marrë Robert Sánchez dhe Trevoh Chalobah për mohimin e mundësive për të shënuar gol.
“Nëse them se duhet të shmangim një karton të kuq, atëherë duhet ta shmangim”, tha Maresca në konferencën për shtyp të së premtes. “Unë them atë që mendoj se është e saktë të thuhet. Ndonjëherë kishim një karton të kuq që ishte i vështirë për t’u shmangur dhe ndonjëherë kishim disa kartonë të kuq që mund t’i shmangnim.”
I pyetur edhe një herë nëse Chelsea ka ndonjë problem me disiplinën në të gjithë skuadrën, Maresca pranoi: “Mendoj se disa nga kartonët e kuq që pranojmë, mund t’i shmangim. Është gjithashtu diçka që duhet ta mësojmë. Diçka që duhet ta bëjmë më mirë. Dhe me siguri, pa dyshim se në të ardhmen do të jemi më të mirë edhe në këtë aspekt.”
Top Channel