 
																		 
								
			Janë kryer lëvizje të rëndësishme në strukturat e Policisë së Shtetit, ku disa drejtues komisariatesh janë transferuar në pozicione të reja brenda Tiranës dhe në qarqe të tjera të vendit.
Ky rotacion vjen në kuadër të ndryshimeve periodike të drejtimit vendor, me synim rritjen e eficiencës operacionale dhe forcimin e rendit e sigurisë publike në territor.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat mëson emrat e kryekomisarëve dhe komisarëve që janë transferuar. Bëhet fjalë për:
Kryekomisar Besmir Qibini nga Shef komisariati Kukes shkon Shef komisariati nr. 3 Tiranë
Komisar Besmir Dervishi nga Shef komisariati nr. 3 Tiranë shkon Shef Komisariati nr. 5 Tiranë
Kryekomisar Idriz Daulle nga shef Komisariati nr.5 Tiranë shkon Shef Komisariti nr.7 Tiranë
Kryekomisar Robert Losha nga shef Komisariati nr.7 Tiranë shkon Shef Komisariati Mat
Kryekomisar Ervis Sançolli nga shef komisariati Mat Tiranë Shef Komisariati Lezhë
Komisar Oltion Gjoni nga shef komisariati Lezhe shkon shef komisariati Kukës
Top Channel