 Çudia në Kroaci në ndeshjen e Conference League, u deshen 3 orë për t’u luajtur 45 minuta…më pas ndeshja u abandonua
																		
					
					
					
						Çudia në Kroaci në ndeshjen e Conference League, u deshen 3 orë për t’u luajtur 45 minuta…më pas ndeshja u abandonua						 
								
			‘Allianz Stadium’ i Torinos është kandidat për të pritur finalet e Europa League dhe Conference League për vitet 2028 dhe 2029. UEFA konfirmoi se 15 federata kanë shfaqur interesin për finalet e kompeticioneve per klubet në 2028 dhe 2029.
Qytetet e tjera kandidate për të pritur finalet e Europa League janë Parisi ose Lyon në 2028 e 2029, Bukureshti 2028 e 2029, Beogradi 2028 dhe Ankaraja për 2029,
Ndërsa për finalet e Conference League në garë janë Lille për 2028 e 2029, Budapesti për 2028 e 2029, Astana apo Almaty në 2028 e 2029, Gdansk për 2028 e 2029 dhe Helsinki në 2029. ‘Allianz Stadium’ e ka pritur tashmë finale e Europa League në 2014, ndërkohë që në këtë impiant janë luajtur edhe gjysmëfinalja dhe ndeshja për vendin e tretë në Nations League në 2021 dhe finale e Ligës së Kampioneve për vajza në 2022.
Ndërkaq, për Ligën e Kampioneve për vitin 2028 ka shfaqur interesin Gjermania me Allianz Arena të Bayernit të Mynihut, ndërsa për 2029 janë të interesuar Spanja dhe Anglia me Camp Nou dhe Wembley. Komiteti Ekzekutiv i UEFA do të marrë vendimin përfundimtar për stadiumet e finaleve të të tre kompeticioneve në 2028 dhe 2029 në shtatorin e vitit të ardhshëm.
Top Channel