Sunderlandi është një ndër skuadrat surprizë të këtij sezoni të Premier League dhe Granit Xhaka është lideri i sajë në shumë aspekte.

Statistikat e fundit kanë habitur këdo, Granit Xhaka dhe Noah Sadiki po udhëheqin distancat e përshkruara në fushë deri më tani

Sipas të dhënave zyrtare, Xhaka kryeson listën me 100.83 kilometra të përshkuara, duke konfirmuar edhe një herë intensitetin dhe përkushtimin e tij. Menjëherë në vendin e dytë renditet Sadiki, me 100.14 kilometra, duke e bërë këtë dyshe dhe këtë repart, si pikën kyçe të Sunderlandit në ligën më të fortë të botës.

Në vendet pas tyre qëndron Elliot Anderson i Nottingham Forest me 99.98 kilometra, ndërsa ndër emrat e tjerë që spikasin janë Daniel Munoz (99.22 km), Sander Berge (98.49 km) dhe Morgan Rogers (97.90 km).

Dinamika dhe ritmi i lartë i lojës së Sunderlandit kanë qenë vërtet mbresëlënës dhe ka dhënë atë rezultat që sot ata ndodhen në vendin e katërt në klasifikim. Mesfusha e palodhur, presingu i vazhdueshëm dhe aftësia për të kontrolluar tempin e lojës kanë ndihmuar ekipin të rivalizojë me më të mirët.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta