“Djalin tim më shumë e takoj në burg se në liri”, Veliaj: Më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë në duar

31/10/2025 11:32

Ish-kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj po mban fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon rrëzimin e vendimit për shkarkimin nga detyra, pasi e quan jo të ligjshëm.

Ai u ndal te djali i tij, ndërsa tha se më shumë e takon në burg se në liri. Në lidhje me shkarkimin dhe arrestimin, Veliaj tha se e hoqën nga puna ata që donin ta shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë.

“Djalin tim e kam takuar më shumë në burg seç e kam takuar në liri se e lija në gjumë dhe e gjeja në gjumë. Kush thotë se kam munguar në punë fyen inteligjencën e qytetarëve të Tiranës që e panë dashurinë për punën dhe për këtë qytet. Punë nga e cila më shkëputën padrejtësisht dhe pabesisht, ata që donin të më shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë në duar.”, tha Erion  Veliaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta