Devis Xherahu i ftuar këtë javë në “Portokalli”! Blini bileta këtu…

31/10/2025 17:55

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, vjen me sezonin e 44-t, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm.

Mbi 1000 shfaqe ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 44-t risjell simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara. Shfaqja njihet për talljet me problemet e përditshme përmes humorit dhe satirës.

Gjithashtu tallet me figura politike shqiptare, e jo vetëm.

Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar u bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familjes shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura!

I ftuar këtë javë, do të jetë Devis Xherahu. Më poshtë, mund të ndiqni episodin e kaluar të “Portokalli”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta