Vijon të përmirësohet gjendja shëndetësore e pilotit zviceran Noah Dettwiler, viktimë e një aksidenti gjatë xhiros së formatimit në Cmimin e Madh të Malajzisë në kampionatin e Moto3 të MotoGP.

20 vjecari ka dalë nga terapia intensive, nuk është më në koma të thellë dhe ka mundur të flasë me prindërit e tij, Nicole dhe Andy si dhe motrën e tij Noelle, e sigurisht ai ka mundur të komunikojë edhe me mjekët.

Dettwiler pësoi një traumë të rëndë në kokë duke qenë se një radiografi zbuloi një frakturë në kockën e qafës. Tani piloti është transferuar në një klinikë private në Kuala Lumpur për kura akoma më intensive.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta