 Nga droga, te tentativa për t’i dhënë fund jetës, djali i legjendës së Milanit, tregon histori shokuese
																		
					
					
					
						Nga droga, te tentativa për t’i dhënë fund jetës, djali i legjendës së Milanit, tregon histori shokuese						 
								
			Kur kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga fillimi i punimeve për ristrukturimin e Camp Nou, Barcelona do të kthehet në stadiumin e saj në 7 nëntor për një seancë stërvitore të hapur për publikun. Klubi katalanas e bëri të ditur nëpërmjet një komunikate për shtyp.
‘Skuadra e parë Barcelonës do të kthehet zyrtarisht në Spotify Camp Nou, të premten e 7 nëntorit’-shkruante Barcelona në komunikatën e saj.
Kjo nismë do t’iu shërbejë kampionëve të Spanjës si një test operativ, në kuadër të një rihapje të pjesshme të impiantit që është shtyrë disa herë gjatë këtij viti. Çmimi i biletës së hyrjes është caktuar 5 euro për të abonuarit dhe 10 euro për publikun e përgjithshëm dhe të gjitha të ardhurar do të shkojnë për projektin bamirës ‘Pulseras Blaugranas’ që mbështet shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve të shtruar në spital.
Është parashikuar që në stadium të jenë 23 mijë spektatorë sipas lejes së marrë nga Këshilli Bashkiak të Barcelonës që ka vendosur një limit prej 27 mijë personash. Por skuadra do të vazhdojë të luajë në Stadiumin e Montjuis në pritje të lejes së kthimit në Camp Nou përballë 45 mijë personave.
Vonesat në punime përbëjnë një humbje të madhe financiare për Barcelonën që ka përllogaritur se kostoja e ristrukturimit të impiantit që do të ketë një kapacitet prej 105 mijë vendesh(një rekord për stadiumet në Evropë), është 1.5 miliardë euro
Top Channel