LAJM I FUNDIT/ Lulzim Basha paraqitet në SPAK
Gjykata e Shkallës së parë Berat shqyrtoi sot vendimin për masën paraprake të vrasësit Kastriot Oxhaj (emri tjetër Kristo Mema).
Masa u vendos arrest me burg.
Mbi 63- vjecarin është ngritur akuza e vrasjes me dashje parashikuar nga neni 76 i kodit Penal dhe neni 228 vijues i Kodit te Procedurës Penale.
Autori shprehu pendesë për krimin, dhe u kërkoi falje familjarëve të viktimës.
Si ndodhi ngjarja:
42-vjeçari, Keli Hoxha erdhi të martën me familjen për të vizituar kalanë e Beratit, por u vra nga Kristo Mema në sy të fëmijëve se i preku kalin.
Gjatë marrjes në pyetje në Polici, autori Kristo Mema ka fajësuar viktimën se i ka shqetësuar kalin pasi i kishte thënë se e kishte të acaruar në atë moment. Me thikën të vendosur në samar, ka goditur 42-vjeçarin që ndodhej në praninë e dy fëmijëve, bashkëshortes edhe nënës.
Pasi ka kryer aktin, autori zbriti në banesën e tij, një lagje poshtë kalasë ku siç e shihni nga pamjet ka lidhur kalin. Mori disa ushqime dhe u largua drejt shpellës së Memecit ku u fsheh për 4 orë e më pas u gjet nga forcat e policisë. Me arrestimin e Kristo Memës, kali ka mbetur i vetëm në banesë.
Top Channel