Kalimi i Luciano Spalletit te Juventus krijon një ndarje te tifozët e Napolit, por shumë prej tyre zgjedhin të reagojnë me sportivitet ndaj këtij lajmi, Trajneri toskan, protagonist në titullin e tretë kampion të Napolit, gjithnjë ka shfaqur një lidhje të thellë me qytetin dhe tifozët e skuadrës, aq sa arriti që titullin e fituar në 2023 ta bëjë tatuazh.

Në rrjetet sociale, opinionet e tifozëve janë të ndryshme. Ka nga ata që zgjedhin rrugën e respektit, ndërsa ka të tjerë që nuk e kanë fshehur zhgënjimin edhe për shkak të disa frazave të thëna në të kaluarën nga vetë trajneri. ‘Kishte thënë se nuk do të donte të luante kurrë kundër Napolit, por është një profesionist. Ok, kalimi te Juventus. Ne kemi Conten, pak maturi duhet-shkruante në X një përdorues me emrin Ciro. Në anën tjetër, një tifoz me emrin Antonio por që si pseudonim përdor emrin e Lobotkës shkruante: ‘Nuk është vetëm fakti që u bë pjesë e historisë sonë për të kaluar më pas te Juventusit. Iu referohem fjalëve që ai ka thënë’.

Mes komenteve më pajtuese spikat ai i përdorueses me emrin Anna që fton tifozët të mos ushqejnë përcarje. ‘Djema, mjaft me këtë provincializëm. Edhe ne kemi një juventin në stol’-shkruante ajo duke iu referuar Antonio Contes, ish kapiten dhe trajner i Juventusit, aktualisht trajner i Napolit.

Shumë të tjerë preferojnë të përqendrohën në aspektin profesional. ‘Përse të mos shkojë? Është një sfidë e madhe për të’-shkruante një përdorues me emrin Napoletano del Nord, kurse një tjetër shkruan: ‘Conte ka për zemër Leccen dhe Juven, por sot është trajner i napolit. Është punë, kështu funksionon’

Në vija të përgjitshme, nga mesazhet e publikuara bie në sy edhe  vlerësimi dhe mirënjohja në drejtim të trajnerit që riktheu titullin kampion të Italisë te Napoli. ‘Përtej gjithckaje, nuk do të mund të jem kurrë kundër Spallettit… tjetër gjë do të jenë fërshëllimat ndaj Juventusit-shkruan Mariop. Ndërsa përdoruesi me emrin Memedo shtoi: ‘Nuk ka rëndësi se me cilën skuadër do punosh në të ardhmen. Do të jesh gjithnjë pjesë e historisë sonë. Pac fat, Luciano’.

Me fjalë të tjera, emëruesi i përbashkët i të gjithë këtyre mesazheve, pavarësisht divergjencave, ështe respekti më i thellë për njeriun që iu dhuroi napoletanëve një prej sezoneve që do të mbahen më shumë mend në të gjithë historinë e tyre futbollistike. Sic e thotë një tjetër tifoz në X: ‘Respekti maksimal për Lucianon, gjithmonë, edhe pse kundërshtar’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta