Liverpool, nga kriza e rezultateve te dëmtimi i Frimpong, situata katastrofike e ‘The Reds’
Luciano Spalletti këtë të shtunë do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij teksa do të marrë drejtimin e një prej skuadrave më me peshë në Itali dhe jo vetëm, sic është Juventusi.
Ish trajneri i Napolit dhe i përfaqësueses italiane nënshkroi një kontratë 8 mujore me Zonjën e Vjetër deri në 30 qershor të 2026, një kontratë kjo që do të rinovohet në mënyrë automatike në rast kualifikimi të Juventusit në Ligën e Kampioneve.
Por ajo që bie në sy në këtë kontratë të Spallettit është paga e trajnerit 59 vjecar. Që tani e deri në fundin e qershorit të vitit të ardhshëm, Luciano Spalletti do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh duke u bërë kështu menjëherë tekniku i katërt më i paguar në Serie A.
Në krye të listës së trajnerëve më të paguar në kampionatin Italian është Antonio Conte me 8 milionë euro, dhe pas tij vijnë menjëherë Gian Piero Gasperini dhe Massimiliano Allegri me nga 5 milionë euro secili.
Top Channel