 Atletico nderon legjendën Griezmann, fanellë speciale për rekordin historik prej 200 golash!
																		
					
					
					
						Atletico nderon legjendën Griezmann, fanellë speciale për rekordin historik prej 200 golash!						 
								
			Liverpooli nuk po mund të gjejë qetësi. Skuadra e The Reds është në një krizë rezultatesh dhe në orët e fundit mori një tjetër lajm të keq; dëmtimin e Frimpong për të cilin shpenzoi 40 milionë euro në merkaton e kësaj vere për të zëvendësuar Trent Alexander-Arnold.
Mësohet se dëmtimi i Frimpong është i rëndë dhe do ta mbajë futbollistin jashtë fushave të lojës për 1 muaj e gjysmë. Për më tepër, kjo është hera e dytë që Frimpong do të mungojë në ndeshje të Liverpoolit për probleme fizike në këtë fillim sezoni.
Gjithsesi, Frimpong deri tani nuk është se i ka justifikuar 40 milionë eurot e shpenzuar për të si zëvendësues i Alexander-Arnold. Arne Slot nuk duket shumë I kënaqur me paraqitjet e tij në një pozicion që kërkon shumë sakrificë mbrojtëse dhe për këtë arsye trajneri holandez ka preferuar Bradley e madje ka përdorur si mbrojtës të majtë të improvizuar Szoboszlai që është gjysmësulmues
Për këtë arsye Frimpong deri tani ka luajtur vetëm 403 minuta në këtë sezon. Ka qenë titular gjithnjë në ndeshjet e Kupave, ndërsa në Premier League vetëm në 1. Zhgënjimit nga blerja e Frimpong i bashkohen ata për Wirtz, Kerkez e madje edhe të sulmuesve që kanë ardhur që nuk po mund të justifikojnë kostot e larta të tyre. Po kështu edhe Mamardashvili po lë dyshime, ndërsa Leoni u dëmtua në fund te shtatorit. Këtyre situatave katastrofike, tani iu bashkohet edhe dëmtimi I Frimpong për të plotësuar kuadrin e gjendjes së vështirë ku është përfshirë Liverpool.
Top Channel