 Robinho i dënuar me 9 vjet për përdhunimin e një shqiptareje flet për herë të parë: Nuk kam asnjë privilegj në burg si ish-futbollist
																		
					
					
					
						Robinho i dënuar me 9 vjet për përdhunimin e një shqiptareje flet për herë të parë: Nuk kam asnjë privilegj në burg si ish-futbollist						 
								
			Te Juventusi ka nisur epoka Luciano Spalletti me njoftimin zyrtar të nënshkrimit të kontratës së tij. Ndërsa séanca stërvitore e kësaj të enjteje u drejtua nga Massimo Brambilla, nga dita e premte do të jetë Spalletti që do të marrë në duar timonin e Zonjës së Vjetër dhe krah tij përvec Domenichini do të jetë edhe Giovanni Martusciello, që ka qenë asistent edhe në periudhën e Maurizio Sarrit në 2020 kur Juventusi fitoi titullin.
Trajneri i ri do të gjejë te Juventus një grup që arriti të reagojë duke fituar ndaj Udinese, por që prej kohësh duket se nuk ka një identitet të qartë. Pas krizës së epokës Motta dhe rikthimit të shkurtër me Tudor që arriti kulmin me kualifikimin në Champios, por me një fillim sezoni 2025/26 zhgënjyes, objektivi i Spallettit është që t’i rijapë skuadrës vazhdimësi dhe siguri e bindje.
‘Të fajësosh vetëm një person nuk është e drejtë, të gjithë janë fajtorë-deklaroi dusan Vlahovic, që është gati që të jetë një pikë referimi në sulm te Juventusi i ri, ndërkohë që David dhe Openda po hasin vështirësi në gjetjen e ritmit.
Mes prioriteteve të trajnerit është dhënia e një mundësie tjetër atyre futbollistëve që nuk e kanë shfaqur ende potencialin e tyre. Në krye të listës është Teun Koopmeiners që u transferua në Torino për shifrën e 60 milionë eurove dhe deri tani ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asist në14 muaj. Spalletti synon që t’I rrisë vlerën së bashku me blerjet e reja duke përshtatur si bazë taktike skemën 4-2-3-1, atë skemë që i dha shumë kënaqësi në karrierë.
Në mbrojtje, në pritje të rikuperimit të Bremer, dyshja e qendrës mund të formohet nga Gatti e Kelly me Kalulu dhe Cambiaso në krahë. Më përpara ka hapësirë për Kenan Yildiz, që u kthye te goli në sfidën me Udinesen; numri 10 bardhezi do të jetë pikë referimi teknike dhe simbolike për Juventusin e ri.
Testet e vërteta do të nisin në prag të transfertës me Cremonesen kur Spalletti të zhvillojë stërvitjen e parë të plotë me skuadrën të kompletuar. Për Juventusin ështe shansi për të kthyer faqe pas një periudhe të vështirë, ndërsa për Spalletti është mundësia për t’u rikthyer dhe të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij pas eksperiencës zhgënjyese me përfaqësuesen italiane
Top Channel