Dinamo jep lajmin e trishtë pas fitores në derbin me Partizanin, ndahet nga jeta nëna e mbrojtësit të Kombëtares
30/10/2025 17:27
Klubi i Dinamos ka ndarë një lajm të trishtë pasditen e kësaj të enjteje, një ditë pas triumfit në kampionat me Partizanin.
Klubi njoftoi se nëna e mbrojtësit Naser Aliji ka ndërruar jetë.
“Klubi dinamovit dhe presidenti i skuadrës, z.Adrian Bardhi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta lojtarit Naser Aliji për ndarjen nga jeta të njeriut më të dashur, nënës së tij!
E gjithë familja blu i qëndron pranë lojtarit në këtë moment të vështirë.
I përjetshëm kujtimi i saj!”, shkruhej në postimin e klubit.
Top Channel