Një ngjarje e rëndë trondit dje Durrësin, ku djali vrau me thikë babanë.

Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, ka siguruar dëshminë e 25-vjeçarit, Marjan Kodheli. I riu ka deklaruar para uniformave blu se ka pasur grindje të vazhdueshme me të atin, Pjetër Kodheli.

“Nuk më linte të haja i qetë”, ka thënë ai, ku ndër të tjera është shprehur se ‘nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova’.

Ishim duke ngrënë bukë dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh. Kam jetuar në Francë, jam me pasaportë franceze. Atje kam qëndruar rreth gjashtë vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar për gjashtë muaj. Nga Greqia jam kthyer në shtëpi dhe isha i papunë.

Kemi pasur debate me babain. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova”, ka dëshmuar ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta