Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mehouse të Francës.

Një shqiptar ka vrarë ish-partneren e tij dhe për pasojë është shpallur në kërkim nga autoritetet franceze.

Viktima e një sulmi me thikë ishte një grua 33-vjeçare, e lindur në Gjeorgji dhe banuese në Mulhouse.

Sipas mediave franceze, viktima jetonte prej 3 vitesh me të dyshuarin, ndërsa ishin ndarë së fundmi.

Autopsia e të resë do të kryhet sot në institutin mjeko-ligjor në Strasburg. Një hetim është hapur për vrasje.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta