Mesazhi i fortë i Grida Dumës për ‘Tetorin rozë’: Gratë dhe zonjat që luftojnë çdo ditë Tashmë çështja “Nayara” ka kërcyer sportin dhe diskutimin mbi një sportiste, për të kaluar në një situatë më të gjerë dhe më delikate, njerëzore dhe shoqërore.
Ajo ndihet e diskriminuar siç e përmendi në intervistën dhënë eksklzuvisht për Top Channel ditën e hënë, por gjithsesi e izoluar, vetëm, në Tiranë dhe thjesht me mbështetjen e psikologes të vendosur nga klubi dhe nga vetë vajzat e ekipit.
Edhe pse disa mijë km larg, nëna e sajë ka kontaktuar Top Channel për të thënë diçka rreth çështjes, por mbi të gjitha për të kërkuar ndihmë për vajzën e saj.
“Përshëndetje, jam nëna e Nayarës dhe jam shumë e kënaqur që kam vënë re se po e ndihmoni dhe mbështesni vajzën time, kjo sepse për fat të keq, unë jam shumë larg saj dhe jam mërzitur shumë që ajo po vuan. Do të doja të kishte dhe një avokat që të merrej e ti ngarkonte të gjithë përgjegjësinë atyre që po ja bëjnë këtë gjë, dhe që po e bëjnë të përjetojë këtë situatë të vështirë”, shprehet Claudia Goulart.
Si për të dalë hapur kush ka dyshime për gjininë e sajë, nëna e Nayarës na ka dërguar edhe këto foto, për të ilustruar fëmijërinë e një fëmije vajzë, madje shumë të bukur: “Ajo është një vajzë që e do e gjithë familja e sajë, pasi ajo është rritur vetëm nga unë. Kam qenë nënë dhe baba për të dhe kjo që po ndodh është e pafalshme. Uroj që drejtësia të merret me këtë gjë dhe ajo të kompensohet për të gjithë dëmin moral që po i shkaktohet dhe të ndëshkohen të gjithë njerëzit e këqij që i janë vënë kundër”.
Duke kërkuar edhe një herë mirëkuptimin dhe sensibilizimin ndaj një vajze të huaj, disa mijëra km larg shtëpisë, e vetme dhe përballë një furtune mediatike dhe publike që u gjend pa dëshirën e saj, nëna e Nayarës ndan edhe një intimitet familjarë njerëzor, të dhimbshëm.
“Ajo padyshim që është femër dhe më vjen keq për ca po ndodh, që e vogël është rritur me trauma, duke parë babain e saj se si më dhunonte, kur isha ende e martuar”, thotë Goulart.
Top Channel