Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë/ Nën hetim nëna e tij, e ndihmoi të fshihte lëndën narkotike
29/10/2025 11:34
Një 25-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi do të trafikonte kanabis në Kosovë.
I riu kishte në banesë, 655 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Ndërkohë policia po heton nënën e 25-vjeçarit, pasi tentoi të fshihte lëndën narkotike.
Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, teksa vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Top Channel