Shkeljet me hemodializën, Braçe për Spitalin Amerikan: KLSH të auditojë 10 vitet e kontratës. Pagesa janë bërë pa kryer shërbime Kreu i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u përfshinë në një debat, pasi socialisti tregoi një raport të AMA për kohën televizive të Sali Berisdhës dhe Edi Ramës në katër televizione kombëtare.
Balla u shpreh se kreu i PD ka pasur më shumë kohë televizive se kreu i PS, por kjo deklaratë u kundërshtua nga Tabaku, e cila tha se raporti i përket muajit gusht dhe se përkon me pushimet e qeverisë.
Më tej ajo shtoi se opozita ka përdorur hapësirën televizive për të qenë sa më afër mediatikisht me mbështetësit e saj.
Pjesë nga debati:
Balla: Kam një përmbledhje të kohës televizive të politikanëve kryesorë në Shqipëri në 4 televizione kombëtare.
Politikani që ka më shumë kohë televizive në katër televizion është kryetari PD, më shumë se kryetari i PS. Kjo është diçka që vlen, vlen shumë dhe kjo është në televizionin kombëtar, ndërsa në katër TV publike koha e kryetarit të PD është dy herë më shumë se ajo e kreu të PS. Kjo është në katër televizione. Kjo është gjë e mirë, janë mediat vetë që vendosin. Në vlerësimin tim vlen ajo që e kam thënë, duhet të punojmë bashkë në funksion të çështjeve që kemi diskutuar, ka raste që opozita e ka natyrshëm votën kundër, por ka raste që mund të gjejmë gjuhën e përbashkët.
Tabaku: Më duhet të sqaroj dy gjëra, së pari regresi i Shqipërisë në fushën e medias është përmendur në raportin e OSBE/ ODIHR. Tabela që tregoi zoti Balla është e muajit gusht. Në muajin gusht qeveria ka qenë me pushime katër javë, ndërkohë që opozita ka shfrytëzuar kohën dhe hapësirën për të qenë mediatikisht në kontakt me qytetarët. E vërteta është ndryshe, nuk dua të ketë dezinformim.
Top Channel