Trofetë vazhdojnë t’i “shpëtojnë” nga duart Cristiano Ronaldos që kur mbërriti në Arabinë Saudite. Edhe në këtë sezon ai u eliminua nga raundi i 1/8-ave nga Kupa e Mbretit të Arabisë Saudite që ishte mundësia e fundit për të fituar një trofe me Al Nassr.

Al Ittihad shkoi si udhëtuese në fushën e Al Nassr dhe mundi Ronaldon dhe shokët e tij me rezultatin 2–1 duke i eliminuar nga gara pavarësisht se luajti pjesën më të madhe të pjesës së dytë me dhjetë lojtarë.

Në një natë ku Ronaldo luftoi për të lënë gjurmë, por ishte ish-shoku i tij i skuadrës tek Reali i Madridit, Karim Benzema, që ja vodhi shfaqjen. Francezi shënoi golin e parë në minutën e 15-të të ndeshjes. Vendasit barazuan dhe Angelo Gabriel, por ish-lojtari i Lyon, Houssem Aouar, shënoi golin e fitores në mbyllje të pjesës së parë. Pavarësisht avantazhit të lojtarëve, një linjë sulmuese e përbërë nga Ronaldo, Kingsley Coman, João Félix dhe Sadio Mané nuk arriti të rikthehej në lojë në pjesën e dytë.

Është një tjetër humbje zemërthyes për Ronaldon tek Al Nassr. Pavarësisht arritjeve të tij individuale, qëndrimi i tij në Arabinë Saudite vazhdon të njolloset nga një thatësirë ​​trofesh që po zgjat më shumë se tre vjet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta