E ardhmja e Mauro icardit te galatasaray është në dyshim. Sulmuesi argjentinas ka me klubin turk një kontratë deri në qershor të 2026, por për momentin bisedimet për rinovimin e saj kanë mbetur pezull.

Në një intervistë të kohëve të fundit, agjenti i Mauro Icardit, Letterio Pino komentoi situatën kontraktuale të klientit të tij duke i bërë një paralajmërim drejtuesve të Galatasaray.

‘Do të presim deri në dhjetor, pastaj do ta konsiderojmë veten të lirë të bëjmë zgjedhje të tjera-është shprehur Letterio Pino-deri në këtë moment askush nga drejtuesit e klubit nuk është ndjerë. Kapiteni i Galatasaray nuk mund të presë fundin e sezonit për të mësuar se cilat janë synimet e klubit. Këtë e them me respektin maksimal dhe duke nënvizuar se sidoqoftë, prioriteti ynë vazhdon të jetë që Icardi të qëndrojë të Galatasaray’

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta