Barcelona dhe telashet s’kanë të sosur, 8 futbollistë në infermieri
Aaron Ramsey po jeton ditë të vështira në Meksikë. Ish mesfushori i Arsenalit, që aktualisht është te skuadra e Pumas, është në kërkim të qenushes së tij Halo që është zhdukur në 9 tetor.
Edhe pse ka kaluar shumë kohë, uellsiani nuk I ka humbur shpresat dhe është gati të bëjë gjithcka vetëm që ta gjejë Halon e tij. Në fakt 35 vjecari ofron një shpërblim prej 10 mijë dollarë për atë që do të jetë në gjendje ta gjejë qenushen dhe t’ia dërgojë në shtëpi, ose edhe vetëm nëse jep informacione të besueshme.
Halo, një qenushe e racës beagle u zhduk në San Miguel de Allende dhe shumë vullnetarë dhe rezidentë lokalë që në mesazhet e para të futbollistit në rrjetet sociale u angazhuan për ta kërkuar. Nëpër qytet janë shfaqur mainfeste dhe parrulla që ftojnë të gjithë të ndihmojnë Ramsey dhe familjen e tij. Ramsey në një nga postimet e tij bën të ditur se Halo është 10 vjec dhe se ka nevojë për kura. Edhe bashkëshortja e futbollistit, Colleen, iu drejtua rrjeteve sociale për të bërë disa apelime.
Në një nga postimet e publikuara nga Ramsey, është një foto e tij së bashku me Halon dhe në captionin e postimit lexohej:’Cfarë s’do të bëja për të të përqafuar edhe një herë’. Mundësitë për ta gjetur qenushen rrezikojnë të jenë të pakta, por uellsiani duket se është i vendosur më shumë se kurrë për të zbuluar të vërtetën
Top Channel