Surprizë e madhe në Turneun Masters të Parisit, Alcaraz eliminohet, Sinner rrezikon t’i ‘vjedhë’ statusin si nr.1 i botës

28/10/2025 22:52

Një rezultat shumë surprizë është shënuar këtë të martë në Turneun Masters të Parisit. Carlos Alcaraz u eliminua që në raundin e dytë të kompeticionit me spanjollin që është aktualisht numri 1 i botës, që u mund nga Cameron Norrie.

Britaniku iu imponua tenistit nga Murcia në 3 sete duke e mbyllur ndeshjen me të me rezultatin 2-1.Ishte pikërisht Carlos Alcaraz ai që e nisi më mirë ndeshjen teksa fitoi setin e parë 6-1, por Norrie reagoi mjaft mirë dhe përmbysi gjithcka duke fituar dy setet e tjerë 6-3 dhe 6-4 dhe krejt ndeshjen 2-1 në 2 orë e 25 minuta lojë. Është ky një rezultat që kap edhe interesin e Jannick Sinner me italianin që mund të kthehet në krye të renditjes ATP.

Italiani vjen në turneun parizien pas fitores në Six Kings Slam dhe Turneut të vjenës dhe ai mund rikthehet të jetë Nr.1 i botës nëse arrin të fitojë Turneun Masters të Parisit. Ndërkaq, Alcaraz që iu ndërpre seria e 18 fitoreve radhazi do të kthehet në fushë për ATP Finals dhe Kupën Davis

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta