PSG njoftoi se e mbylli sezonin 2024-2025 me të ardhura rekord, pjesërisht falë rezultateve të rëndësishme të arritura. Sezoni 2024-2025 ishte i jashtëzakonshëm për PSG-në , jo vetëm për rezultatet e arritura në fushë.

Klubi transalpin në fakt ka arritur rezultate të pabesueshme edhe nga një pikëpamje thjesht ekonomike, duke regjistruar një xhiro rekord. Këto shifra, të marra në fund të sezonit të kaluar, e shtyjnë Paris Saint-Germain në krye të futbollit evropian për sa i përket klubeve më të pasura në përgjithësi.

NJË RRJEDHJE REKORD PARASH

Vetë PSG njoftoi në një deklaratë zyrtare se e mbylli sezonin 2024-2025 me një xhiro rekord prej 837 milionë eurosh. Një rezultat që, siç shpjegohet nga klubi, “tregon pjekurinë e projektit të aksionarit kryesor QSI dhe konfirmon qëndrueshmërinë financiare të një klubi, sot ndër më të suksesshmit në botë”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta