Çështja “Nayara” edhe në mediat braziliane: “Pezullohet në Shqipëri volejbollistja në bazë paragjykimesh dhe transfobisë…
Një Ferrari që nuk do të mundë të prekë kurrë asfaltin e rrugës, por që gjithsesi përfaqëson të ardhmen e kësaj kompanie legjendare. Quhet F76 dhe është një hypercar virtuale e destinuar që të jetë vetëm në botën digjitale.
E prezantuar në Mugello, kjo super makinë është një homazh i Ferrarit legjendar 166 MM të vitit 1949, fituese në Le Mans me Luigi Chinetti dhe Lord Seldon.
E projektuar nga Flavio Manzoni, makina digjitale Ferrari F76 ëshë e rezervuar për anëtarët e ‘Hyperclub’, një komunitet ekskluziv i dedikuar për klientët Ferrari në botën endurance. Cdo ekzemplar është një NFT(identifikues digjital) unik dhe një rezultat i një rrugëtimi krijues që zgjati 3 vjet.
Me modelin F76, Ferrari hap një dimension të ri; atë ku pasioni për Ferrarin ose Cavallino Rampante sic i thonë në Itali, takon metaversin duke ndërthurur artin digjital me inxhinierinë virtuale. Por ky nuk është udhëtimi i parë në botën digjitale për kompaninë e famshme të prodhimit të makinave supersportive; në 2022, Ferrari kishte prezantuar Vision Gran Turismo, hipermakinën e krijuar për universin Gran Turismo 7
Top Channel