Surprizë e madhe në Turneun Masters të Parisit, Alcaraz eliminohet, Sinner rrezikon t’i ‘vjedhë’ statusin si nr.1 i botës
Klubi Dinamo ka reaguar pas vendimit të Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për të pezulluar Nayara Ferreira nëse nuk kryen analiza për “verifikimin e gjinisë”.
Në një deklaratë zyrtare, Dinamo shpreh mirënjohjen për mbështetjen e gjerë publike nga media, sportistë, organizata dhe opinion publik, duke e cilësuar vendimin e FSHV-së si absurde dhe cënuese për dinjitetin e lojtares me karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare.
Klubi thekson se veprimet e Federatës:
Janë të pabazuara ligjërisht dhe tejkalojnë kompetencat statutore të Bordit të FSHV-së;
Janë marrë në shkelje të procedurave, pa garanci për konfidencialitet dhe privatësi;
Cenojnë dinjitetin dhe integritetin e sportistes dhe të klubit;
Legjitimojnë një praktikë të papranueshme për verifikim gjinor mbi bazë thashethemesh;
Nxisin gjuhën e përjashtimit dhe urrejtjes në sport.
Dinamo kërkon reflektim nga FSHV dhe rikujton se çdo veprim i tillë duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e sportistëve. Klubi gjithashtu distancohet nga çdo sjellje jo-etike dhe vlerëson çdo zë publik që mbështet mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të sportistëve në Shqipëri.
Në përfundim, Dinamo shpreh besimin se FSHV do të veprojë me transparencë dhe përgjegjësi në trajtimin e këtij rasti, duke respektuar standardet ndërkombëtare të sportit dhe të drejtat e sportistes.
Top Channel